Gjysmë milionë njerëz vizitojnë tempullin e ri të Indisë në ditën e parë të hapjes
Gjysmë milionë njerëz kanë vizituar në ditën e parë të hapjes, tempullin hindu Ram Mandir në qytetin e shenjtë të Ayodhya.
Turma të mëdha besimtarësh kanë vizituar tempullin, teksa në duar mbanin flamuj shafrani dhe duke brohoritur parulla fetare.
Një ditë më parë kryeministri Narendra Modi zbuloi një statujë të Lord Ram, një nga hyjnitë më të nderuara të hinduizmit, në shenjtëroren e brendshme të ndërtesës në një ceremoni që shihet gjerësisht si një largim historik nga themelet laike të Indisë pas pavarësisë.
Çdo shtyllë dhe mur i pjesës së jashtme të tempullit ishte zbukuruar me lule dhe motive fetare hindu.
Siguria e rreptë rrethoi kompleksin, me vizitorët që u kërkohej të kalonin kontrollet përpara se të hynin në ndërtesë. Gjysmë milion njerëz u mblodhën në tempull ditën e parë, sipas Departamentit të Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Uttar Pradesh. Qindra mijëra të tjerë priten të vizitojnë në ditët dhe javët në vijim.
Brenda sanctum sanctorum të tempullit të hënën, Modi kryesoi Pran Pratishtha, ose ceremoninë e shenjtërimit, të një idhulli të Lord Ram, një prej hyjnive më të nderuara të hinduizmit.
Ram Mandir është realizimi i ëndrrës së Modit për të krijuar atë që ai e ka quajtur një “Indi e re”, të cilën shumë e konsiderojnë si transformimin e vendit në një komb të qartë hindu.