Categories: BotaLajme

Gjysmë milionë njerëz vizitojnë tempullin e ri të Indisë në ditën e parë të hapjes

Gjysmë milionë njerëz kanë vizituar në ditën e parë të hapjes, tempullin hindu Ram Mandir në qytetin e shenjtë të Ayodhya.

Turma të mëdha besimtarësh kanë vizituar tempullin, teksa në duar mbanin flamuj shafrani dhe duke brohoritur parulla fetare.

Një ditë më parë kryeministri Narendra Modi zbuloi  një statujë të Lord Ram, një nga hyjnitë më të nderuara të hinduizmit, në shenjtëroren e brendshme të ndërtesës në një ceremoni që shihet gjerësisht si një largim historik nga themelet laike të Indisë pas pavarësisë.

Çdo shtyllë dhe mur i pjesës së jashtme të tempullit ishte zbukuruar me lule dhe motive fetare hindu.

Siguria e rreptë rrethoi kompleksin, me vizitorët që u kërkohej të kalonin kontrollet përpara se të hynin në ndërtesë. Gjysmë milion njerëz u mblodhën në tempull ditën e parë, sipas Departamentit të Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Uttar Pradesh. Qindra mijëra të tjerë priten të vizitojnë në ditët dhe javët në vijim.

Brenda sanctum sanctorum të tempullit të hënën, Modi kryesoi Pran Pratishtha, ose ceremoninë e shenjtërimit, të një idhulli të Lord Ram, një prej hyjnive më të nderuara të hinduizmit.

Ram Mandir është realizimi i ëndrrës së Modit për të krijuar  atë që ai e ka quajtur  një “Indi e re”, të cilën shumë e konsiderojnë si transformimin e vendit në një komb të qartë hindu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

6 minutes ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

13 minutes ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

17 minutes ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

20 minutes ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

26 minutes ago

Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…

28 minutes ago

This website uses cookies.