Çdo vit, më 21 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.
Ajo u shpall e tillë në vitin 1999 nga UNESCO.
Në kuadër të saj, në Gjimnazin “28 Nëntori” u organizua aktiviteti kulturoro-shkencor “Shqipja, gjuhë në përjetësi” me iniciativën e ekipit lëndor të shkollës.
“Epoka e globalizmit në të cilën jetojmë po ndikon në gjuhën amtare”, shprehet mësuesja Orjeta Dushi.
Pozitiv mbetet fakti që Gjuha Shqipe është një lëndë e preferuar për nxënësit e këtij gjimnazi që mban titullin “Nderi i Kombit” dhe vijon të ruajë traditën e mirë në rezultatet e arritura.
Në kuadër të veprimtarisë dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare u evidentua kontributi i madh i gjuhëtarëve të shquar me origjinë nga Shkodra si: Kolë Ashta, Jup Kastrati, Tomor Osmani, David Luka, Bahri Beci dhe Kolec Topalli.
Elementët artistikë si: këngë, valle dhe interpretime shoqëruan këtë aktivitet.
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.