Godet Beqiri: Një kandidat për drejtor policie, i skualifikuar, ka organizuar grusht shteti
Avokati Ideajet Beqiri godet me deklaratën e tij në emisionin “3D” të Alban Dudushit të moderuar nga gazetarja, Sonila Agostini, që një nga kandidatët për drejtor të Policisë së Shtetit ka qenë ideues dhe ekzekutues i grushtit të shtetit në vitin 1998.
“Rrumbullaku apo dhe rrumbullakët e tjerë në policinë e shtetit që kanë që prej vitit 1992 dhe deri tani janë mësuar me masakrën e Majit 96’ për votimet dhe i kanë parë me sytë e tyre ata ccfarë kanë ndodhur. Ata panë se si ra shteti në 97’, ata panë grushtin e shtetit në 1998. Madje ai që do të kandidonte për drejtor në Policinë e Shtetit ishte organizatori dhe ai që ekzekutoi grushtin e shtetit”, u shpreh ai.
Kur flasim për të ardhmen e Shqipërisë në 2030, vazhdon avokati, do të kuptojmë një Shqipëri pjesë të Bashkimit Evropian.
Ndaj duhen dhe ca koncepte të reja, duhen ca risi dhe kur themi policia 2030 duhet të kuptojmë hapin final që duhet hedhur për t’iu përshtatur BE-së.
Ndaj vazhdon avokat Beqiri, në këtë kuadër z. Rrumbullaku nuk është për policinë që presim të gjithë që të jemi pjesë e BE.