Godinë shumëfunksionale kulturore e rekreative pranë memorialit të At Gjergj Fishtës në Lezhë

Punimet për hapësirën memoriale shumëfunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta po vijojnë me ritme të larta.
Projekti po zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se godina multifunksionale kulturore e rekreative në këtë vend sa historik, aq dhe tërheqës për peizazhin e mrekullueshëm natyror do të ketë hapësira të veçanta për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative, e jo vetëm.