Goditen 2 raste të kultivimit të kanabis, procedohet kryetari i fshatit Drisht , arrestohet një 43- vjeçar
Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në Postribë, gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Drisht , shtetasin R M., 34 vjeç;
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në fshatin Baks, gjetën dhe asgjësuan 290 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi A. T., 43 vjeç., banues në Velipojë.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.