Goditet call center në Shkodër / Policia e Shkodrës arreston 2 persona, drejtuesin e skuadrës dhe menaxheren
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, është finalizuar operacioni policor i koduar “Skuadra”. Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Daut Boriçi”, u ushtrua kontroll në një subjekt privat të përshtatur si call center, në të cilin nga verifikimet rezultoi se përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, drejtuesi i skuadrës së operatorëve të subjektit me banim në Shkodër dhe menaxherja e përgjithshme e subjektit me banim në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.