Goditet grupi i strukturuar kriminal në Shkodër, ekzekutohen 12 masa sigurie

12 masa sigurie janë ekzekutuar këtë të mërkurë (17 korrik) nga Policia e Shkodrës, kërkuar nga SPAK. Për 10 persona është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe 2 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”, pasi akuzohen se kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta 12 persona akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit në fshatra të ndryshme të Shkodrës.
Gjatë hetimeve të kryera përgjatë 2 viteve, janë dokumentuar veprimtaritë kriminale të personave , janë sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi.
Konkretisht u caktua “arrest me burg” për: Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa; ndërsa u vendos masë sigurie “arrest shtëpie” për Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni.