Goditet grupi italo-shqiptar i trafikut të kokainës, në pranga 16 persona. Kapen 2 mln euro pasuri
Policia italiane ka vendosur në pranga 16 persona për trafik kokaine. Midis të arrestuarve janë edhe shqiptarë të cilët akuzohen për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike të llojit kokainë.
6 prej të arrestuarve janë lënë në burg nga gjykata e Periuxhias ndërsa 4 të tjerë janë lënë ën arrest shjtëpie, ndërsa për gjashtë të tjerët është caktuar masa e “detyrim paraqitje”.
Gjykata ka vendosur konfiskimin e parave dhe pasurive të luajtshme e të paluajtshme ndaj grupit kriminal të cilat kapin vlerën totale prej mbi dy milion euro, shkruajnë mediat italiane.
Hetimi ndaj grupit italo-shqiptar ka nisur që në korrik të vitit 2023 deri në janar të këtij viti ku ka zbuluar veprimtarinë e paligjshme të secilit të dyshuar në trafikimin e kokainës, që nga transporti deri te shitja e saj ku trafikimi është konstatuar kryesisht në provincën e Pistoias dhe më pas në Pisa, Prato, Livorno dhe Peruxhia.