Policia italiane ka vendosur në pranga 16 persona për trafik kokaine. Midis të arrestuarve janë edhe shqiptarë të cilët akuzohen për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike të llojit kokainë.
6 prej të arrestuarve janë lënë në burg nga gjykata e Periuxhias ndërsa 4 të tjerë janë lënë ën arrest shjtëpie, ndërsa për gjashtë të tjerët është caktuar masa e “detyrim paraqitje”.
Gjykata ka vendosur konfiskimin e parave dhe pasurive të luajtshme e të paluajtshme ndaj grupit kriminal të cilat kapin vlerën totale prej mbi dy milion euro, shkruajnë mediat italiane.
Hetimi ndaj grupit italo-shqiptar ka nisur që në korrik të vitit 2023 deri në janar të këtij viti ku ka zbuluar veprimtarinë e paligjshme të secilit të dyshuar në trafikimin e kokainës, që nga transporti deri te shitja e saj ku trafikimi është konstatuar kryesisht në provincën e Pistoias dhe më pas në Pisa, Prato, Livorno dhe Peruxhia.
Vështirësitë me të cilën përballet komuniteti rom në Shkodër janë të shumta. Mungesa e një…
Disa prej banesave më të vjetra karakteristike në qytetin e Shkodrës, të shpallura Monument Kulture, …
Shoqatat Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë të Shkodrës dhe Lezhës nga kryeqendra e veriut, i…
Trajneri Eni Llazani e ka cilësuar si nder të drejtojë Vllazninë e basketbollit të meshkujve.…
KF Shiroka ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat duke mposhtur në fushën…
Klubi i futbollit Vllaznia ka njoftuar përmes faqes së saj se ka mbyllur bashkëpunimin me…
This website uses cookies.