Goditet grupi kriminal, grabitën prona / Tre të arrestuar, dy prej tyre ushtarë në repartin e këmbësorisë në Vau-Dejës
Një grup kriminal i përbërë prej 5 personash që dyshohet se ka djegur 4 makina dhe vjedhur 6 banesa, është goditur nga policia në Vaun e Dejës. Në pranga kanë rënë 3 prej anëtarëve të grupit kriminal, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Në pamjet e publikuara, shihet teksa njëri prej anëtarëve të grupit kriminal arrestohet teksa po ecte në rrugë. Janë arrestuar Rasim Gorrilla, 24 vjeç dhe Gerisjan Duli, 24 vjeç, të dy me detyrë ushtarë në Repartin e Këmbësorëve, banues në Vaun e Dejës, si dhe shtetasi Fatjon Jubani 34 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Amarildo Ndoj, 24 vjeç dhe Kledis Dibra., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.Sipas njoftimit të policisë ky grup prej 5 personash dyshohet se ka kryer këto ngjarje kriminale. Më datë 18.11.2022, kanë djegur 3 automjete, në një servis automjetesh, ndërsa më datë 10.01.2023, kanë djegur 1 automjet, në fshatin Kaçë.Gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.Ndërkohë vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht ngjarje të tjera kriminale kundër pronës dhe pasurisë, që mund të kenë kryer këta shtetas.