Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar në bashkëpunim me Xhandarmerinë franceze kanë godit një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Në pranga ranë 19 persona, shqiptarë dhe të huaj, ku sipas SPAK drejtuesi ishte një shqiptar që jetonte në Shqipëri.
Hetimet kanë nisur fillimisht nga autoritetet franceze, pasi sinjaleve se në disa zanat të Lionit dhe përreth po trafikohet drogë, ku të përfshirë ishin të huaj dhe shqiptarë. Më pas në bashkëpunim me SPAK operacioni u shtri edhe në vendin tonë duke arrestuar 3 shqiptarë.
“Bazuar akteve që janë administruar për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, gjatë periudhës gusht-dhjetor 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim paraprak në qarkun e Albertville (73), në lidhje me veprimet e një grupi kriminal të organizuar i cili është marrë me trafikun e drogës. Kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74). Juridiksioni ndërkrahinor i posaçëm i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit. Hetimet e kryera, bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69). Aktivitet i paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez, drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e SPAK.
19 personat janë arrestuar në Francë dhe në Shqipëri, të cilët trafikonin heroinë dhe kokainë, nga të cilët 16 janë arrestuar në shtetin francez dhe 3 në vendin tonë konkretisht: R.D., Z.F., F. I.
Autoritetet franceze kanë sekuestruar sasi monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve, ndërsa pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar:
Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon vlerën prej 1 milion euro.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.