Goditet me sende të forta 33- vjeçari / Paraqitet me fraktura në Spitalin Rajonal të Shkodrës

policia shkoder 5
Një 33 vjeçar është plagosur ditën e sotme me mjete të forta pas një konflikti të çastit me dy shtetas të pa identifikuar.
I riu, banues në fshatin Bleran u paraqit në Spitalin Rajonal të Shkodrës rreth orës 12:00 me plagë të lehta.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.