Goditet në Belgjikë banda shqiptare e trafikut të drogës, kapen 100 kg kokainë dhe 200 mijë euro. Në pranga 17 persona

Në dy hetime të mëdha të zhvilluar Antwerp të Belgjikës ndaj një organizate kriminale shqiptare, policia vendosi në pranga 17 persona, ku 11 prej tyre u kapën në Belgjikë dhe 6 të tjerë jashtë saj.

Gjatë kërkimeve, policia gjithashtu gjeti drogë, mijëra euro, uniforma policie dhe lëndë narkotike.

Në Antëerp, Hoboken, Wilrijk, Schoten, Merksem dhe Sint-Niklaas, policia bastisi gjithsej 12 banesa në dy hetime të zhvilluara ndaj një organizate kriminale shqiptare.

Disa vende fqinje me Belgjikën u përfshinë gjithashtu në veprim, ndërsa 17 të dyshuar u arrestuan. Sipas mediave belge, banda ishte përfshirë kryesisht në trafikun e drogës, siç dëshmohet nga konfiskimet, ku u kapën rreth 100 kilogramë kokainë, 265 mijë euro.

Gjithashtu, policia gjeti armë, uniforma policie, jelekë antiplumb dhe lëndë narkotike.

Kjo është shumë shqetësuese dhe tregon se është një bandë shumë e organizuar”, tha Prokurori i Përgjithshëm Franky De Keyzer.

Policia dhe prokuroria i kanë nisur hetimet në fund të shtatorit të vitit të kaluar teksa fillimisht në Eilandje dhe në Antëerp, punonjësit e qytetit gjetën në koshat e mbeturinave paketime bosh në të cilat paketohej kokaina.

Sipas mediave belge, nga hetimi rezultoi se kishin të bënin me një bandë shqiptare, e specializuar në prerjen e sasive të mëdha të drogës, të cilët transportonin drogë në vende të ndryshme të Evropës duke e fshehur në automjete të ndryshme.

Transporti ishte pikasur në Holandë dhe Zvicër ndërsa u zhvilluan 8 kërkime u kryen në një hetim që çoi në arrestimin e 8 personave dhe 4 të tjerë që u arrestuan në Gjermani, Austri dhe Holandë”, shkruajnë mediat belge.

Gjatë operacionit policor policia gjeti edhe një celular në fund të vitit 2023, ku u zbuluan foto që tregonin përfshirjen e bandës në trafikun e kokainës. ine.

Banda është e lidhur me një grabitje të një grupi të armatosur në afërsi Bruksel lidhur me çështjet e drogës. Ajo nuk është e panjohur as për drejtësinë shqiptare.

Sipas mediave belge, të dy hetimet kanë të bëjnë me të njëjtën bandë që kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe vijnë nga Vlora.

Banda është e përfshirë në gjithçka që ka të bëjë me kokainën” thotë De Keyzer.

Kjo ka të bëjë me importin e kokainës, larjen dhe prerjen e drogës dhe tregtinë e armëve. Por bandat nuk përjashtojnë as dhunën.

Ato kryejnë edhe likuidime me teknika specifike policore. Ata njerëz janë të rrezikshëm, siç tregoi edhe operacioni i fundit”, shprehet prokurori belg.

Prokurori publik e quan produktiv realizimin e operacionit nisur nga “bashkëpunimi intensiv me Europol dhe me forcat e tjera të policisë në Gjermani, Francë, Hollandë dhe Itali. Ne duhet të shqetësohemi thellësisht për klanet shqiptare që po shfaqen jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikën Jugore dhe Qendrore

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

16 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

16 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

17 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

17 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

17 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

17 hours ago

This website uses cookies.