Një 25-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pas i ka grabitur një faturinoje xhiron ditore. Në pranga ka rënë Emirjan Deda, banues në Laç. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur 25-vjeçari ka goditur pas koke faturinon e një autobusi të linjës Tiranë-Prishtinë. Më pas, ai i ka grabitur 675 euro që faturino i kishte në çantë, xhiroja ditore. Ka qenë vetë faturino 31 vjeç, i cili ka bërë kallëzimin në polici për grabitjen dhe më pas është arritur që të arrestohet Deda. “Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 31 vjeç, faturino i autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë” se, rreth mesnatës, një shtetas e kishte goditur në kokë, për t’i marrë çantën e brezit, me para në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Emirjan Deda, 25 vjeç, banues në Laç”, njofton policia. Paratë e grabitura janë sekuestruar, ndërsa ndaj 25-vjeçarit rëndon akuza “Vjedhja me dhunë”.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.