Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të emigrantëve, Rrumbullaku: 26 të arrestuar, mes tyre edhe 4 policë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje mbi operacionin e ndërmarrë pas hetimit proaktiv 1-vjeçar ndaj një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin, për emigrantët nga Vendet e Treta.

Rrumbullaku bëri me dije se hetimet zbuluan 5 kompani që ofronin kontrata poune false për emigrantët që do e përdornin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Po ashtu, Rrumbullaku bëri me dije se janë identifikuar dhe arrestuar 26 persona si të përfshirë në role të ndryshme në këtë aktivitet, ku 4 prej tyre janë punonjës policie.

Jam sot për t’iu informuar për përfundimin e një hetimi proaktiv i cili u zhvillua në një periudhë 1-vjeccarë në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar për trafikimin e personave të rritur dhe falsifikimit të dokumenteve, ose siç njihet ndryshe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme për të mbërritur në vendin tonë që të vijonin rrugëtimin në vendet e BE-ë.

hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e 5 subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme biznesi që siguronin kontrata fiktive për shtetas nga Bangladeshi, vijonin me aplikimin për vizë dhe pritjen në aeroportin e Rinasit, e gjithë kjo përkundrejt pagesës individuale prej 5 mijë eurosh.

U identifikuan 26 shtetas  të përshirë në role të ndryshme në këtë aktivitet ku fatkeqësisht u përfshinë dhe punonjës policie.

Pas kontrolleve të ushtruara, janë gjetur dhe sekuestruar: 13 automjete; 50 telefona; 3 pistoleta; 1 çifte; 520 mijë lekë të reja; 400 mijë euro; 700 mijë usd; 4 mijë paund; dhjetëra dokumente të sekuestruara. Rreth 1 milionë euro të sekuestruara”, tha Rrumbullaku.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.