Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje mbi operacionin e ndërmarrë pas hetimit proaktiv 1-vjeçar ndaj një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin, për emigrantët nga Vendet e Treta.
Rrumbullaku bëri me dije se hetimet zbuluan 5 kompani që ofronin kontrata poune false për emigrantët që do e përdornin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar drejt vendeve të BE-së.
Po ashtu, Rrumbullaku bëri me dije se janë identifikuar dhe arrestuar 26 persona si të përfshirë në role të ndryshme në këtë aktivitet, ku 4 prej tyre janë punonjës policie.
“Jam sot për t’iu informuar për përfundimin e një hetimi proaktiv i cili u zhvillua në një periudhë 1-vjeccarë në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar për trafikimin e personave të rritur dhe falsifikimit të dokumenteve, ose siç njihet ndryshe kontrabandim të qenieve njerëzore.
Siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme për të mbërritur në vendin tonë që të vijonin rrugëtimin në vendet e BE-ë.
hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e 5 subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme biznesi që siguronin kontrata fiktive për shtetas nga Bangladeshi, vijonin me aplikimin për vizë dhe pritjen në aeroportin e Rinasit, e gjithë kjo përkundrejt pagesës individuale prej 5 mijë eurosh.
U identifikuan 26 shtetas të përshirë në role të ndryshme në këtë aktivitet ku fatkeqësisht u përfshinë dhe punonjës policie.
Pas kontrolleve të ushtruara, janë gjetur dhe sekuestruar: 13 automjete; 50 telefona; 3 pistoleta; 1 çifte; 520 mijë lekë të reja; 400 mijë euro; 700 mijë usd; 4 mijë paund; dhjetëra dokumente të sekuestruara. Rreth 1 milionë euro të sekuestruara”, tha Rrumbullaku.
Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…
Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…
Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…
Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…
Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…
“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…
This website uses cookies.