Categories: LajmePolitikë

Goditi deputetin Vullnet Sina, PS kallëzon në SPAK demokratin Bledjon Nallbati

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kallëzuar në SPAK, deputetin e Partisë Demokratike Bledjon Nallbatin.

Kallëzimi i deputetëve të grupit parlamentar socialist ndaj deputetit Nallbati, vjen për dhunën e ushtruar nga ky i fundit ndaj deputeti Vullnet Sina, në seancën plenare të 30 tetorit.

PS kërkon nisjen e ndjekjes penale ndaj Nallbatit për shkak të konsumimit të elementëve të veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.

Provohet qartë se 4 elementët përbërës të veprës penale “Goditjes për shkak të detyrës” janë plotësuar në mënyrë kumulative, për këto arsye sa përshkruam më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale ndaj Bledjon Nallbati për shkak të konsumimit të veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar socialist.

Kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi deklaroi se qëndrimi i PS është i qartë dhe nuk do tolerojnë asnjë akt dhune.

Çuçi i bëri thirrje organeve ligjzbatuese t’i shkojnë deri në fund ngjarjes në Kuvend.

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”, tha Çuçi.

Seanca plenare u shoqërua me tensione të forta, kjo për shkak të dhunës së ushtruar nga deputeti Nallbati kundrejt kolegut socialist, duke sjellë kështu ndërprerjen e punimeve të Kuvendit.

Një ditë më parë (31 tetor), PS i dërgoi një kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së.

Komisioni i Etikës vendosi më pas, përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e ‘Rithemelimit’: Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi. Me 3 ditë është përjashtuar edhe deputeti Saimir Korreshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

2 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

2 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

3 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

3 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

3 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

3 hours ago

This website uses cookies.