Goditi me grusht deputetin socialist, Nallbani thirret në SPAK: U shtymë

cfc8f74bae3a42bcabcf7c50eb5e1cd5

cfc8f74bae3a42bcabcf7c50eb5e1cd5

Deputeti demokrat Bledion Nallbati është thirrur këtë të hënë nga SPAK për të dhënë shpjegime mbi sherri në Parlament mes tij dhe deputetit socialist Vullnet Sina, i cili agravoi në përplasje fizike.

Nallbati ka lënë ambientet e SPAK, ku në një prononcim për media ka deklaruar se nuk ka patur asnjë goditje por vetëm shtyrje.

Nuk pati goditje, unë shkova të merrja kartën dhe u shtymë”, tha ai.

Më 31 tetor, një ditë pas përplasjes në seancë plenare, Partia Socialiste i dërgoi një kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan dhe krijuan tensione në Kuvend.

PS kërkoi marrjen e masës disiplinore për Bledion Nallbatin, Albana Vokshin, Flamur Nokës, Edi Palokës, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja,  Gazment Bardhit.

Në këtë kuadër, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të ‘Rithemelimit’: Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi. Me 3 ditë u përjashtua edhe deputeti Saimir Korreshi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.