cfc8f74bae3a42bcabcf7c50eb5e1cd5
Deputeti demokrat Bledion Nallbati është thirrur këtë të hënë nga SPAK për të dhënë shpjegime mbi sherri në Parlament mes tij dhe deputetit socialist Vullnet Sina, i cili agravoi në përplasje fizike.
Nallbati ka lënë ambientet e SPAK, ku në një prononcim për media ka deklaruar se nuk ka patur asnjë goditje por vetëm shtyrje.
“Nuk pati goditje, unë shkova të merrja kartën dhe u shtymë”, tha ai.
Më 31 tetor, një ditë pas përplasjes në seancë plenare, Partia Socialiste i dërgoi një kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan dhe krijuan tensione në Kuvend.
PS kërkoi marrjen e masës disiplinore për Bledion Nallbatin, Albana Vokshin, Flamur Nokës, Edi Palokës, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Gazment Bardhit.
Në këtë kuadër, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të ‘Rithemelimit’: Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi. Me 3 ditë u përjashtua edhe deputeti Saimir Korreshi.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.