Goditi të riun, arrestohet 50- vjeçari / Policia e Shkodrës procedon 2 shtetas për vepra të ndryshme penale
Një 50-vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka goditur me sende të forta një shtetas, për motive të dobëta.Policia sqaron se rasti në fjalë është referuar në Prokurori ku ndaj autorit ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu nga ana e policisë rrugore ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.