Goditja e grupeve kriminale dhe hetimi i zyrtarëve publikë, SPAK memorandum bashkëpunimi me NCA-në britanike

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka nënshkruar një  Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Z. Graeme Biggar, të Mbretërisë së Bashkuar me qëllim goditjen e grupeve kriminale.

Sipas SPAK, ky memorandum shënon një hap për rritur luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si jashtë ashtu edhe brenda vendit.

Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është të institucionalizojë partneritetin e suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik. Ky bashkëpunim thellohet dhe bëhet më i qëndrueshëm përmes këtij memorandumi, i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë penale”, shkruhet në njoftimin e SPAK.

SPAK shpjegon më tej se ky memorandum parashikon angazhimin e të dy palëve për të forcuar “bashkëpunimin midis tyre por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligjzbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”.

Me anë të këtij memorandumi parashikohet gjithashtu që të goditen disa prej grupeve kriminale shqiptare më të fuqishme që operojnë në Britaninë e Madhe.

Përfaqësuesit e të dy institucioneve shprehën besimin e tyre të thellë, se bashkëpunimi i ngushtë midis tyre do të sjellë rezultate konkrete në goditjen e disa prej veprimtarive më të rëndësishme të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikun e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave”, shpjegon më tej SPAK.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.