Goditja e krimit të organizuar, marrëveshje mes Shqipërisë dhe Francës: Skedim të autorëve

LUFTE KRIMIT ALBANI FRANCE

LUFTE KRIMIT ALBANI FRANCE

Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë publike.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë të ditur se kjo marrëveshje do të jetë “një instrument më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, përdorimit të armëve të vogla e të lehta si dhe identifikimit të autorëve të mundshëm pavarësisht vendit ku kryejnë veprën penale

Së bashku me ambasadoren e Francës dhe në prani kryeministrit Rama dhe presidentit Makron, dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen “Në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike”, e cila synon të përmbushë një nevojë për shkëmbimin operacional të informacioneve kriminalistike balistike.

Sipas Ministrisë së Brendshme, marrëveshja parashikon që shërbimet kompetente balistike të të dy vendeve, të shqyrtojnë mënyrat e vendosjes në rrjet të skedarëve të tyre kombëtar të identifikimit balistik, njëherësh duke zbatuar procedura që garantojnë besueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave të shkëmbyera.

EUROPOL do të jetë e ftuar gjithashtu të ndjekë punimet franko-shqiptare, në kuadër të projektit të krijimit të një Hub-i balistik, brenda saj, thuhet gjithashtu në një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.