Goditja e politikanit serb, dyshohet se u helmua në spital me gazin neurotoksik “noviçok”

Sandulovic

Sandulovic

Një ditë pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, u rrah brutalisht në Serbi.

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga Shërbimi Sekret Serb (BIA), ndërsa pjesë ka marrë edhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

Tashmë janë publikuar edhe videot e para të politikanit, teksa lë një spital në kryeqytetin serb, Beogradin. Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.

Mbi rrahjen e Sanduloviqit ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.

Kjo nuk është hera e parë që politikani serb është rrezikon seriozisht jetën nga helmimi. Ai ishte helmuar edhe dy vite më parë, dhe me sa duket ky lloj eleminimi ka mbetur si alternativa më e preferuar e tyre, ndërsa Sanduloviqi i ka ambijetuar edhe dy atentateve me eksploziv.

Sanduloviç e ka quajtur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kriminel lufte dhe i ka thënë që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.