Categories: AktualitetLajme

Goditja e rrjetit kriminal që trafikonte emigrantë, mes tyre edhe policë. Reagon Taulant Balla

Pas goditjes së rrjetit ndërkombëtar të trafikimit të emigrantëve ku u vendosën në pranga edhe 4 oficerë policie, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla përgëzon Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe prokurorëve të SPAK, të cilët kryen hetime profesionale duke shkatërruar grupin kriminal prej 26 anëtarësh mes tyre dhe 4 punonjës policie.

Përpos arrestimeve, janë sekuestruar mbi 1 milion euro cash, armë zjarri, 13 automjete dhe një sasi lënde narkotike.

Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe prokurorëve të SPAK, falë hetimit profesional të të cilëve është goditur një rrjet ndërkombëtar trafikimi. Janë 26 persona të arrestuar, mes tyre edhe 4 punonjës policie; mbi 1 milionë Euro (cash) armë zjarri, 13 automjete dhe sasi lëndë narkotike”, thekson në reagimin e tij ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ndërkaq, më herët drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje mbi operacionin e ndërmarrë pas hetimit proaktiv 1-vjeçar ndaj një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin, për emigrantët nga Vendet e Treta.

Rrumbullaku bëri me dije se hetimet zbuluan 5 kompani që ofronin kontrata poune false për emigrantët që do e përdornin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Po ashtu, Rrumbullaku bëri me dije se janë identifikuar dhe arrestuar 26 persona si të përfshirë në role të ndryshme në këtë aktivitet, ku 4 prej tyre janë punonjës policie.

Jam sot për t’iu informuar për përfundimin e një hetimi proaktiv i cili u zhvillua në një periudhë 1-vjeccarë në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar për trafikimin e personave të rritur dhe falsifikimit të dokumenteve, ose siç njihet ndryshe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme për të mbërritur në vendin tonë që të vijonin rrugëtimin në vendet e BE-ë.

hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e 5 subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme biznesi që siguronin kontrata fiktive për shtetas nga Bangladeshi, vijonin me aplikimin për vizë dhe pritjen në aeroportin e Rinasit, e gjithë kjo përkundrejt pagesës individuale prej 5 mijë eurosh.

U identifikuan 26 shtetas  të përshirë në role të ndryshme në këtë aktivitet ku fatkeqësisht u përfshinë dhe punonjës policie.

Pas kontrolleve të ushtruara, janë gjetur dhe sekuestruar: 13 automjete; 50 telefona; 3 pistoleta; 1 çifte; 520 mijë lekë të reja; 400 mijë euro; 700 mijë usd; 4 mijë paund; dhjetëra dokumente të sekuestruara. Rreth 1 milionë euro të sekuestruara”, tha Rrumbullaku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…

10 minutes ago

Kualifikimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra  /  Ish- futbollisti Thana, trajnerët, Mani dhe Bushati, analizojnë sfidën me Elbasanin

Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…

16 minutes ago

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm – Adresimi i sfidave dhe krijimi i një platforme bashkëpunimi, qëllimi i takimit

Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…

21 minutes ago

Rikthehet mensa studentore – Bashkia Shkodër përmbush kerkesën e kahershme të studentëve

Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…

23 minutes ago

Trushi, i njohur tradicionalisht për blegtorinë – Fermeri Halil Xhurreta: E nisa me pak krerë lopë, sot kam 43 krerë

Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…

28 minutes ago

Një libër për çështjet politike  – “Algoritmet e demokracisë” është botimi i parë i autores  Jesmina Lici

“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…

32 minutes ago

This website uses cookies.