Categories: LajmeSociale

Goditjet në tru shtohen me 30%, mes të shtruarve ka mosha shumë të reja

Stroku ose goditjet në tru janë sëmundjet me numrin më të lartë të shtrimeve në neurologji.

Sipas mjekëve, ishemitë apo hemorragjitë vaskulare janë 30% më shumë se 5 vite më parë në QSUT.

Numri i rasteve me strok është mjaft i lartë. Nëpër spitalet tona bëhen mbi 5–6 shtrime pacientësh në ditë,” neurologia Entela Basha.

Patologjitë e zemrës apo dëmtimi i enëve të gjakut janë shkak për goditjet në tru.

Si bllokimi i enëve të gjakut ashtu edhe çarja e tyre po prekin mosha shumë të reja për disa shkaqe.

Sigurisht që është ulur mosha. Tani ne kemi pacientë me aksidente vaskulare-cerebrale edhe të moshës 35–45 vjeç. Cilësia jo e mirë e jetesës, ushqyerja jo e mirë, jeta sedentare, stresi dhe ngarkesa ndikojnë te enët e gjakut,” shpjegon neurologia Basha.

Problem është shkalla e lartë e invalidizimit, e cila varion në bazë të territorit të dëmtuar në tru.

Ka territore në tru që janë përgjegjëse për të folurin, për lëvizjen e dorës, këmbës, shikimit, ekuilibrit. Kështu që nëse territori i goditur është përgjegjëse për një nga shenjat më sipër, shkalla e rikuperimit mund të shkojë tre deri gjashtë muaj, ndonjëherë edhe të mbetet përgjithmonë,” thekson neurologia.

Shenja si mpirja e dorës, krahut, këmbës, probleme me shikimin, ekuilibrin apo dhimbje koke që nisin menjëherë duhet me urgjencë t’i referojmë në spital, pasi sot brenda 3 orëve të para ka alternativa trajtimi që ulin vdekshmërinë dhe shkallën e invaliditetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

16 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

16 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

16 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

18 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

18 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

18 hours ago