Goditjet në tru – Sipas mjekëve, shkaktojnë vdekshmëri dhe invaliditet të lartë

Goditjet në tru janë sëmundje që shkaktojnë vdekshmëri dhe invaliditet të lartë.
Viti 2024 në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka shënuar 610 raste të shtruara, ku vërehet rritje në krahasim me vitin 2023, ku numri i të shtruarve ka qenë 550 raste.
Mjeku neurology, Gleni Halili, na shpjegon rreziqet dhe shkaqet që vijnë nga goditja në tru.
A mund të parandalohet apo të trajtohet ? Duke reaguar sa më shpejt që të jetë e mundur, parandalohen dëmtimet e përhershme të trurit, paaftësia dhe vdekja.