Goli më i bukur, Asani dhe Asllani në podium

Asani dhe Asllani
Asani dhe Asllani ngjiten në podium për golin më të bukur të shënuar në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”. Vetëm para pak ditësh UEFA publikoi një listë me 10 golat më të bukur të këtyre kualifikueseve, ndërsa hapi një votim për më të bukurin.
Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për golin e shënuar kundër Polonisë në “Air Albania”, ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.
Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar kundër Danimarkës.
Ja renditja e 10 golave më të votuar nga fansat:
Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë
Jasir Asani | Shqipëri-Poloni
Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri
Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi
Yunus Akgun | Turqi-Letoni
Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni
Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar
Sandro Wolfinger | Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn
Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni
Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut