Gonxhja, apel drejtuesve të mjeteve: Kujdesi për kafshët në rrugë, kujdes edhe për veten
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja u bëri apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes me shpejtësinë në rrugë, pasi aty kalojnë edhe kafshë.
“Përdorues të rrugës janë edhe kafshët, të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë që të ndihen të sigurtë! Përplasja e tyre mund të rrezikojë edhe daljen nga rruga me mjet”, theksoi Gonxhja në rrjetet sociale.
Gonxhja solli në vëmendje për drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë dhe të shikojnë me vëmendje për praninë e kafshëve në rrugë.
“Prisni deri sa të kalojnë rrugën dhe vijoni me udhëtimin tuaj! Siguria e kafshëve në rrugë është në dorën tënde. Kujdesu për ta, duke u kujdesur edhe për veten”, u shpreh Gonxhja.