Categories: LajmeSociale

Gonxhja: Interes i të rinjve drejt orientimit të profilizuar për të përmbushur dhe zhvilluar karrierën e tyre

Arsimi dhe formimi profesional prodhon forcën punëtore të së nesërmes dhe, për rrjedhojë, luan një rol kyç në rritjen ekonomike, në gjenerimin e punësimit dhe në stabilitetin social.

Promovimi i arsimit dhe formimit profesional, si zgjedhja më e mirë për të rinjtë dhe si rruga më e sigurt dhe e shpejtë e integrimit të tyre në tregun e punës, vijon të mbetet një nga prioritetet e qeverisë, i konkretizuar me përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve në shkollat profesionale të vendit.

Gjatë vitit 2023 rreth 4800 nxënës kanë marrë një hap të rëndësishëm drejt sukesit të karrierës së tyre duke u regjistruar për herë të parë në arsimin profesional, ose 11 % më shumë regjistrime krahasuar me vitin 2022.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se kjo është një e dhënë që tregon interesin e të rinjve drejt orientimit të profilizuar për të përmbushur dhe zhvilluar karrierën e tyre.

Degët më të kërkuara edhe këtë vit kanë qenë Teknologjia e Informacionit (IT) dhe Hoteleri-Turizëm, ndjekur nga të gjitha drejtimet e tjera teknike.

Rritje të konsiderueshme ka edhe bujqësia, në të gjithë profilet e saj.

Arsimi profesional është rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Projekte madhore si ndërtimi i aeroportit të Vlorës, apo hapja e disa fabrikave që prodhojnë sisteme kabllore apo pjesë të tjera për makinat në vendin tonë, ashtu si dhe investimet e mëdha në sektorin e hidrokarbureve kërkojnë punonjës të kualifikuar.

Të dhënat tregojnë se mbi 57 % e punëkërkuesve me arsim profesional hyjnë në punë që vitin e parë, pas përfundimit të edukimit.

Në 35 shkollat profesionale në të gjithë vendin janë përfshirë 22 drejtime mësimore, 87 profile profesionale kryesisht në hoteleri-turizëm, shkenca kompjuterike, shkenca mekanike, tekstile, etj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthimi i magjishëm i Shaqirit, tripletë Servetes dhe lider absolut i kampionatit

Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…

14 hours ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…

14 hours ago

Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…

14 hours ago

“Gruaja fshatare” e Van Gogh – Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti…

14 hours ago

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave – 1 në 3 gra në Shqipëri ende përjeton dhunë

Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…

14 hours ago

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

15 hours ago

This website uses cookies.