Gonxhja: Javët Kulturore Ndërkombëtare, rrugëtim i jashtëzakonshëm kulturor

436354063_937841771674701_3595579838872271479_n

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, falënderoi të gjitha shtetet pjesëmarrëse në edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

“Faleminderit çdo shteti pjesëmarrës, institucioneve vendore, ambasadave, përfaqësive diplomatike e bashkëpunëtorëve të shumtë, për vlerat, energjinë, pasionin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për të realizuar këtë shkëmbim kulturor”, u shpreh ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Me sloganin “Shqipëria mikpret botën”, Javët Kulturore Ndërkombëtare organizuan më shumë se 250 aktivitete, nga 21 shtete, ku performuan mbi 360 artistë të huaj, që sollën kulturë, art dhe emocion të jashtëzakonshëm jo vetëm në Tiranë, por pati shpërndarje edhe në qytete të tjera.

“Ky ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm i bashkimit të kulturave dhe shprehjes artistike nga mbarë bota”, tha ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.