Lajme

Gonxhja: Mbi 118 mijë pensionistë tërheqin bonusin e Fundvitit

Nga data 2 dhjetor, kur nisi shpërndarja e bonusit të fundvitit, 118696 pensionistë e kanë tërhequr atë në zyrat e Postës Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se pensionistët mund ta tërheqin atë në çdo moment deri më 30 qershor.

Pensionistët kanë vlerësuar nismën e qeverisë për mbështetjen e tyre në prag të festave të fundvitit. Ata shprehen se bonusi është një ndihmë për ta.

Bonusin e fundvitit e përfitojnë 724933 pensionistët, ndër të cilët 511173 pensionistë me pension deri në 20 mijë lekë përfitojnë 15 mijë lekë dhe 213760 pensionistë me pension mbi 20 mijë lekë përfitojnë 10 mijë lekë.

Në këtë skemë janë përfshirë 65763 pensionistë invalidë, 44561 pensione familjare dhe 2900 pensione të parakohshme të ushtarakëve. Për këto kategori bonusi është 15 mijë lekë.

Kjo paketë përfshin edhe 91000 pensione fshati, me rritje domethënëse që arrin deri në 66.3% efektin e bonusit vjetor për kategorinë familjare në fshat.

Me një fond prej 100 milionë euro, ky bonus ka një ndikim të ndjeshëm, duke rritur mesatarisht 9% pensionin prej 15 mijë lekësh, 13% pensionin social dhe 35% pensionin familjar.

Përpos këtij të fundvitit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do mundësojë bonusin e pranverës, që do të jetë i vlefshëm në çdo vit vijues për pensionistët. 

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Zalgiris eliminon Partizanin e Beogradit

Zalgiris ka mundur Partizanin e Beogradit 70-66 duke i shkaktuar eliminimin nga faza më tej…

3 hours ago

Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s, ja vendimet që u morën

Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mblodhi sot në Beograd Presidentët dhe Sekretarët e…

3 hours ago

Ambasadori i BE-së, Gonzato: Procesi i anëtarësimit s’ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit, por edhe me qasje që çojnë në ndryshime shoqërore

Rritja e cilësisë së punës dhe jetës nëpërmjet dialogut social dhe efektiv në Ballkanin Perëndimor,…

3 hours ago

Rekord i ri, 40 mijë tifozë në ndeshjen e UEFA Youth League

Tifozët e Trabzonsporit kanë vendosur një rekord të ri në UEFA Youth League. 40,368 tifozë…

18 hours ago

Sulmohen postat elektronike të disa prokurorëve, SPAK nis hetimin: Sistemi mbetet i pacenuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se më…

18 hours ago

Hap i rëndësishëm në sigurimin e dokumenteve të udhëtimit/ Shqipëria anëtarësohet në ICAO PKD

Shqipëria është bërë vendi i 99-të që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të…

19 hours ago