Gonxhja: Rijetësim Kullës dhe Muzeut të Prek Calit, prijësit të Kelmendit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja është zotuar se institucioni që ai drejton do të ketë më shumë ritëm e vëmendje për zgjidhjen e burokracive e çështjeve që mbajnë pezull prej vitit 2019, projektin aq të bukur të rijetësimit të Kullës dhe Muzeut të Prek Calit, Martirit të Demokracisë dhe prijësit të Kelmendit.

Gonxhja priti drejtues të fondacionit “Prek Cali” në New York me të cilët bisedoi edhe për projekte të tjera të ministrisë që drejton.

Sipas Gonxhes, do të përshpejtohet edhe puna për Muzeun e Lahutës së Malësisë, si një trashëgimi e çmuar e identitetit dhe historisë sonë kombëtare. Këto nisma, sipas ministrit Gonxhja, do të mbështeten energjikisht nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“I kërkova ndjesë drejtuesve dhe përmes tyre edhe anëtarëve të Fondacionit “Prek Cali” në New York, për vonesën e aparatit tonë shtetëror ndaj tyre, duke i falënderuar njëkohësisht për angazhimin dhe kontributin e vyer që si pjesë e diasporës kryejnë për vendlindjen”, është shprehur ministri në një takim me përfaqësues të Fondacionit “Prek Cali”.

Më tej Blendi Gonxhja ka falënderuar atdhetarët e diasporës për mirëkuptimin si dhe gjithë shpirtrat shqiptare që presin me padurim materializimin e krenarisë së tyre për traditat e Malësisë së Madhe.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

14 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

14 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

14 hours ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

14 hours ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

17 hours ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

18 hours ago

This website uses cookies.