Gonxhja takon Superti-n, diskutime mbi perspektivat ekonomike dhe inovacionin

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Valentina Superti.
Kjo është vizita e parë e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Valentina Superti në Shqipëri.
Ministri Gonxhja bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi perspektivat ekonomike dhe inovacionin.
“Diskutuam mbi perspektivat ekonomike dhe inovacionin, krahas ndërveprimeve të frytshme me investitorët, ku BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur përparimin tonë drejt anëtarësimit”, informoi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.