Gonxhja: Transformim rrënjësor i drejtorisë së transportit rrugor në Mat
Qendra e re e shërbimeve të transportit rrugor, në Mat, një drejtori e cila ju shërben afro 13 mijë drejtuesve të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos, po shndërrohet në një godinë bashkëkohore me kushte dhe standarde të larta shërbimi për qytetarët.
Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja përcolli këtë fillim viti ti ri në rrjete sociale foto nga ky investim, teksa bën të ditur se punimet po ecin me ritme të shpejta, në objektin e ri, ndërtimin e kapanonit të QKT dhe oborrit funksional.
“Në punë, aty ku e lamë, rinisim një vit që do t’i bëjë bashkitë Burrel dhe Klos me një Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, e cila po merr formë dita-ditës”, u shpreh Gonxhja.
Gonxhja tha se, me këtë investim i vijmë në ndihmë mbi 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej mbi 6,000 mjetesh duke eliminuar me mesatarisht 162 km vajtje-ardhjet në Peshkopi.
Në prioritet të punës tonë, vijoi Gonxhja, është ofrimi i shërbimeve publike që përmirësojnë në mënyrë direkte jetën e qytetarëve.