Lajme

Gonzato i dorëzon raportin Ramës: Bëni reformat që të arrini afatet për t’u integruar në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres-raportin e Komisionit Evropian mbi ecurinë e reformave të Shqipërisë në rrugën drejt familjes evropiane.

Në fjalën e tij, Gonzato theksoi se ky raport vjen në një kontekst të favorshëm për Shqipërinë teksa javën e kaluar Bashkimi Evropian hapi negociatat me Shqipërinë për grup-kapitujt themelorë.

“Raporti i këtij viti del në një kontekst të favorshëm për procesin e Shqipërisë në BE. Hapja e negociatave për grup-kapitujt themelorë shënon një moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në paketën e zgjerimit të miratuar dje nga Komisioni Evropian vërehet angazhimi i Shqipërisë për t’u integruar në BE, si pika strategjike e vendit”, tha Gonzato.

Ai vuri në dukje se Shqipëria mund t’i arrijë afatet e kërkuara nga Bashkimin Evropian për procesin e anëtarësimit vetëm nëse realizon reformat e duhura.  

Komisioni sheh një mundësi për Shqipërinë që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE vitet e ardhshme. Ashtu siç e theksoi edhe Ursula von der Leyen në vizitën e saj javën e kaluar se nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund t’ia dalë çelë të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025.

Këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëse shqiptarët intensifikojnë më tej hapin e reformave të orientuara nga BE, nisur nga zbatimi i ligjit, bilancin në zbatimin e ligjit, luftën efektive ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, nxitjen dhe promovimin e të drejtave themelore, përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronësisë dhe pakicat”, u shpreh Gonzato.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

13 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

13 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

13 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

13 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

13 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

13 hours ago

This website uses cookies.