Gonzato: Integrimi në BE, i gjatë dhe teknik. Kaloni ndasitë e së shkuarës

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato në fjalën e tij në konferencën rajonale “Balkonomics” deklaroi se Bashkimi Evropian po jep grante dhe hua të favorshme për vendet e rajonit.

Ai theksoi se plani i BE-së iu përgjigjet kërkesave të Ballkanit Perëndimor, por shtoi se ky plan është i kushtëzuar. Gonzato bëri me dije së në momentin që secili prej hapave përmbushet, një pjesë e parave do të lëvrohet në favor të Shqipërisë.

Hendeku mes rajonit dhe BE-së nuk do të tejkalohet. Na duhet ndërhyrje më masive. Na duhet të nxisim konvergjencën.

Mënyrë për t’iu përgjigjur një tjetër çështje. Të gjithë e dini se procesi i anëtarësimit në BE është i gjatë dhe teknik. Por ndërkohë kërkon shumë punë për të arritur standardet me qëllim bërjen pjesë e BE-së. Por ndonjëherë kjo mund të jetë dekurajuese.

Duhen kryer një sërë reformash, duhen vendosur një sërë standardesh.

Stimuli ekonomik; futja masive e ndihmave. 2 mld grante dhe 4 milionë hua mjaft të favorshme që përbën paketë të favorshme edhe për Shqipërinë. Por kjo është e kushtëzuar.

Ky plan është publik është i disponueshëm për konsultim publik dhe ka hapa konkretë. Në momentin që secili prej hapave përmbushet, një pjesë e parave lëvrohet në favor të Shqipërisë”, deklaroi Gonzato në konferencën teksa diskutohej mbi rritjen ekonomike dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Duke u ndalur në integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, Gonzato u shpreh se Shqipëria ka bërë kërkesë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët të pagesave në Evropë, dhe kjo sipas tij, do i sjellë përfitime të jashtëzakonshme.

Elementi i katërt; sa më shumë ecni përpara drejt BE-së aq më shumë vende do integrohen me njëri-tjetrin.

Shqipëria në vetvete është treg i izoluar dhe mjaftueshëm me interes për investitorët. Por nëse je pjesë e një tregu rajonal 

Mënyra si rrisim integrimin ekonomik të këtyre vendeve me BE: zona e përbashkët e pagesave në Evropë. Shqipëria ka paraqitur kërkesën për t’u bërë pjesë dhe kjo sjell përfitime të jashtëzakonshme; kositë e gjelbra të funksionojnë edhe mes Shqipërisë dhe 5 vende të tjera të BP.

Shtylla e katërt është saktësisht shtyllë ku u thuhet vende të rajonit që të hapin tregjet e tyre për vendet e rajonit.

Nëse doni korsi të gjelbra me BE, duhet të keni korsi të gjelbra mes rajonit. Plani i përgjigjet një nevoje politike”, theksoi Gonzato ndërsa dha dhe një mesazh të qartë për vendet e rajonit se “nëse këto vende duan të bashkohen me BE, duhet të kalojnë ndasitë e së shkuarës”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.