Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka dhënë një mesazh të qartë nga Shkodra, ku tha se Prokuroria e Posaçme duhet të lejohet të bëjë punën e vet. Teksa vlerësoi reformën në drejtësi, Gonzato theksoi se rezultatet e punës së SPAK, janë ato që janë pritur edhe nga BE.
Sipas ambasadorit, korrupsioni është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
“Ne nuk flasim për hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik.
Dhe problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE është korrupsioni. Mendoj se është sinjal i mirë, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet”, u shpreh ai.
Deklarata e ambasadorit Gonzato është bërë në fund të një takimi të organizuara në Shkodër, në kuadër të programit “BE për bashkitë”, ku u analizuan arritjet e tre viteve të fundit në bashkitë ku u zbatua.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.