Gonzato: Mbështesim SPAK dhe reformën në drejtësi, duhet të kemi besim!

Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i pranishëm në tryezën e organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë, deklaroi se, procesi i vetingut ka bërë tashmë që Shqipëria të jetë në negociata për anëtarësimin e saj në BE.

Ambasadori theksoi mbështetjen që BE ka ndaj SPAK si një institucion i pavarur që kryen hetimet e një niveli të lartë dhe për mënyrën sesi funksionon ai.

Që prej fillimit të procesit që çoi në reformën e drejtësisë të vitit 2016, BE ka mbështetur krijimin e një SPAK-u të fortë, të pavarur dhe llogaridhënës dhe ne do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. SPAK-u shpesh përmendet për punën e vet në hetimin e çështjeve antikorrupsion të nivelit të lartë, por ne kemi parë rezultate të rëndësishme edhe në përpjekjet e veta për të luftuar krimin e organizuar dhe ka shifra të qarta në lidhje me këtë çështje”, tha Gonzato.

Për ambasadorin, pavarësia e shërbimit të Prokurorisë duhet të jetë dhe është një parim kyç I demokracive moderne dhe duhet të mbrohet nga çdo lloji ndikimi i papërshtatshëm qofshin këto politike, institucionale, apo shoqërore.

Ne kemi parë disa përmirësime cilësore për mënyrën sesi funksionon SPAK-u. Për shembull ka një mënyrë më sistematike të përdorimit të hetimeve financiare paralele me konfiskimin e aseteve dhe zyra e Posaçme e Prokurorisë ka krijuar bashkëpunim solid me homologët ndërkombëtarë përfshirë dhe në veçanti me BE-në, për të hetuar aktivitetet e grupeve të krimit të organizuar që tejkalojnë kufijtë dhe që sjellin pasoja të rënda dhe të drejtpërdrejta edhe në sigurinë e qytetarëve të BE”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri”.

Në të njëjtën kohë , vijon Gonzato, duhet që pavarësi të kryhet dhe të drejtpeshohet dhe me mekanizmat e llogari dhënies efektive, si rishikimi i pavarur gjyqësor i vendimeve të prokurorëve, rregullave transparente të përcaktimeve të çështjeve , mekanizmave efikas të ankimeve por edhe vlerësimeve dhe sistemeve të Vetingut për magjistratët në formë efektive.

Bashkëpunimi ndërkombëtar është pikë kyçe pasi një ditë Shqipëria do të bëhet shtet anëtar i BE dhe kjo do të thotë edhe një bashkëpunim më i fortë në këtë front për këto çështje të rëndësishme të interesit të përbashkët të sigurisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me SPAK-un dhe BKH-në për të rritur më tej efektivitetin e punës së vetë duke mbështetur burimet njerëzore dhe kapacitetet operacionale, si dhe mbështetjen për të pasur mekanizma dhe mjete të sofistikuara hetimi dhe kapacitete të tilla në përputhje me standardet e BE-së”, tha ai.

Ne duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi si ajo që mund të arrijë drejtpeshimin e duhur dhe të drejtë ndërmjet llogaridhënies dhe pavarësisë dhe të inkurajojmë të gjitha institucionet të punojnë kundrejt këtij objektivi”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Këto parime, llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike në të cilën në fakt sundon sundimi i ligjit dhe kur drejtësia ofrohet në formë të drejtë, të paanshëm dhe transparente”, tha Gonzato.

Ndaj tha ai, “nuk kam nevojë që t’ju them që procesi i integrimit në BE është një proces shumë impenjativ që kërkon vlerësimin dhe rekomandimin e përmirësimeve në sisteme sa u përket metodave, standardeve dhe procedurave. Prandaj të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur si shoqëria civile dhe parlamenti për të përmirësuar sistemin, por që kjo duhet të ndodhë me anën e dialogut konstruktiv të bazuar në të dhëna dhe ekspertiza për çështje të rëndësishme”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.