Gonzato: Perspektiva e anëtarësimit në BE tashmë reale. Thelbësore rritja e ritmit të reformave

Perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në BE tashmë është reale dhe e prekshme, deklaroi ambasadori Silvio Gonzato. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së edicionit të nëntë të Shkollës së Integrimit Evropian, ambasadori i BE në vendin tonë tha se thelbësore për Shqipërinë tashmë është rritja e ritmit të reformave.

Gonzato u shpreh se paketa e zgjerimit, e miratuar nga Komisioni Evropian javën e kaluar, ofron udhëzues të qartë për atë se çfarë duhet bërë në të gjithë sektorët, teksa theksoi se kjo kërkon “udhëheqje të fortë dhe mbështetje ndërpartiake të gjerë”.

Perspektiva e anëtarësimit në BE tashmë është reale dhe e prekshme. Komisioni Evropian është gati për të mbështetur planet ambicioze të Shqipërisë. Na duhet të përfitojmë nga kjo mundësi sepse vendet e BE duhet të kompletohemi. Javën e kaluar Komisioni Evropian miratoi edhe axhendën e reformave për Planin e Rritjes për Shqipërinë. Do të jetë thelbësore që Shqipëria të rrisë ritmin e reformave. Nisja e negociatave për grup kapitullin e parë nënkupton gjithmonë e më tepër monitorim rigoroz nga BE dhe shtet anëtare. Paketa e zgjerimit të 2024 të miratuar nga Komisioni Evropian ofron udhëzues të qartë për atë se çfarë duhet bërë në të gjithë sektorët. Kjo kërkon udhëheqje të fortë, mbështetje ndërpartiake të gjerë dhe mekanizma efikase konsultimi me faktorët e shoqërisë. Shqipërisë i duhet të bëjë reforma etike dhe të përfundojë transformimet ekonomik politik duke sjellë të gjithë aktorët nga të gjitha anët e spektrit politik dhe të gjithë aktorët”, tha Gonzato.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.