Gonzato: Reforma në drejtësi të mos kthehet pas. Vendimet e Kushtetueses të respektohen siç janë
Rëndësia e Kuvendit dhe institucioneve të pavarura për integrimin në BE, dialogu ndërparlamentar dhe mbështetja e Unionit për institucionet shqiptare, ishin tre mesazhet që dha drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato. I pranishëm në takimin e Kryetares së Kuvendit, me drejtuesit e institucioneve të pavarura Gonzato tha se Parlamenti ka një rol kyç në integrimin e vendit në BE.
“Theksoj rëndësinë e Kuvendit dhe institucioneve të pavarura në kontekstin e hyrjes në BE. Aktualisht janë duke punuar shumë për t’u hapur shumë shpejt negociatat klasterat që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve demokratike e gjyqësore dhe fusha të tjera thelbësore. Parlamenti ka një rol kyç për të luajtur duke filluar me Komitetin e BE që do rishikojë nesër pozicionin e negociatave thelbësore që do t’i paraqiten KE. Negociatat do konsistojnë në reforma thelbësore. Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes ambicioz për administratën publike dhe është në funksionimin e institucioneve demokratike. Këto udhërrëfyes kanë destinacione të qarta dhe mund të arrihen vetëm nëse ka mobilizim të fuqishëm nga Parlamenti dhe institucionet e pavarura”, u shpreh Gonzato.
Ambasadori i BE theksoi se hyrja e vendit në bashkësinë europiane kërkon dialog ndërparlamentar, teksa shtoi se integrimi duhet të konsiderohet prioritet kombëtarë nga të gjitha palët politike në vend. Sipas Gonzatos, thelbësore në një shtet demokratik është respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese “ashtu siç nxirren nga Gjykata”.
Ndalur te Komisioni Atikorrupsion, ambasadori Gonzato tha se ka rëndësi për të parandaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin në qeveri, por shtoi se Parlamenti ka rol thelbësor për të mos kthyer mbrapsht reformën në drejtësi.
“Mesazhi im i dytë ka të bëjë me negociata e suksesshme në hyrjen në BE që kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por edhe në bashkëpunime ndërinstitucionale. Shpresoj që në parlament integrimi europian do konsiderohet nga të gjitha palët politike si prioritet kombëtar strategjik. Parlamenti është qendra për të patur dialogun konstruktiv dhe të miratojë legjislacione dhe ndryshime ligjore. Marrëdhëniet ndërinstitucionale duhet të jenë në respekt të plotë të Kushtetutës që ka të bëjë me kontrollin dhe balancë. Është shumë i rëndësishëm fokusimi i bashkëpunimit mes parlamentit dhe institucioneve të pavarura. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ajo dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti duhet të luaj një rol kyç për të mos kthyer mbrapsht këto reforma. Këto reforma shoqërohen dhe plotësohen nga përpjekjet për të parandaluar korrupsion, krimin e organizuar dhe korrupsionin në qeveri. Komisioni Antikorrupsion është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim dhe duhet të hidhen themelet për një sistem të pavarur dhe llogaridhënës. Institucionet e pavarura dhe të drejtësisë duhet të luftojnë kundër korrupsionit”, tha Gonzato.
Ai theksoi edhe njëherë mbështetjen e BE-së ndaj institucioneve shqiptare në rrugën drejt integrimit, teksa deklaroi se do të ketë një program të dedikuar për të mbështetur Parlamentin në përpjekjen për të rritur llogaridhënien.
“Mesazhi im i tretë është që BE do të vijojë të mbështesë institucionet shqiptare në rrugën drejt BE. Kur vijmë te parlamenti kemi një program të ri të dedikuar për të mbështetur parlamentin në përpjekjet për të rritur llogaridhënien dhe transparencën për të forcuar dialogun ndërparlamentar. Do sigurojmë asistencë të dedikuar për komisionin për dezinformimin në mënyrë që të ndajmë praktikat më të mira në këtë drejtim”, deklaroi Gonzato.