Categories: LajmePolitikë

Gonzato: SPAK të bëj punën pa ndërhyrje. Politika të gjej konsensus për reformën zgjedhore

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka shprehu mbështetjen e tij ndaj SPAK dhe drejtësisë së re që të bëjnë punën e tyre dhe se nuk duhet të ketë ndërhyrje nga të tjerët. Ai kërkoi që SPAK të vijojë punën e tij i qetë në luftën ndaj korrupsionit.

“Ne nuk komentojnë për hetime por ju e dini mbështetjen tonë për SPAK.  Mbështes punën e këtij institucioni. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, janë pjesë e kapitujve themelorë të BE që do të hapen të parët dhe do të mbyllen të fundit. Kam besim të plotë te SPAK, vijojmë punën me Bashkinë, për transportin e gjelbër, shkollat etj. Objektivi im është të bashkëpunojmë. Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet” tha Gonzato.

Një koment ka pasur edhe për reformën zgjedhore, ku ambasadori tha se politika duhet të arrijë konsensus lidhur me votën e emigrantëve dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

“Shpresoj që maxhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim për të vijuar me reformën zgjedhore, për votën e emigrantëve. Ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të trajtohen. Nuk mund ta them unë se diaspora ka të drejtë apo jo të votojnë. Por partitë politike duhet të arrijnë konsensus”, tha ai.

Këto komente ambasadori i bëri gjatë çeljes së Javës së Europës 2024.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Komunitetet fetare urojnë Fiter Bajramin/“Të bashkuar në besim dhe paqe, gëzuar për çdo familje myslimane”

Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…

16 minutes ago

Festë në shtëpinë e fëmijës/Një grup vullnetarësh zgjodhën të festojnë me shtëpinë e fëmijës

Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…

18 minutes ago

Ceremonia e festës së Bajramit/Qindra besimtarë falën Fitër Bajramin në Xhaminë e Parrucës

Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…

21 minutes ago

30 kompozitorë për festivalin e fëmijëve/Edicioni i 63-të me emra të njohur dhe talente të reja të muzikës shqiptare.

Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…

23 minutes ago

Përditësimi i parametrave të sinjalit satelitor nga RTSH: Ndërpritet transmetimi në fashën orare 22:00 – 00:30

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) rinjofton se do të ndërpresë transmetimin në platformën satelitore nga data…

2 hours ago

Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe liturgjinë e parë pas Fronëzimit

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ka mbajtur liturgjinë e tij të…

3 hours ago