Gonzato takim me gjyqtarët e “Kushtetueses”: BE mbështet institucionet e pavarura të drejtësisë

Gonzato takim me gjyqtarët

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku theksoi rëndësinë e këtij institucioni për garantimin e të drejtave kushtetuese në Shqipëri.

Gjithashtu ambasadori Gonzato theksoi se Gjykata Kushtetuese ka një rol të rëndësishëm në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, veçanërisht përsa i përket plotësimit të kërkesave të kapitullit 23, i cili lidhet me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Sot bëra një vizitë në Gjykatën Kushtetuese në shenjë mbështetjeje të BE-së për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri. Jo vetëm që Gjykata është garantuesi i Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese; gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë,” shkruan Gonzato.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.