“Gra të lira nga dhuna”, Kuvendi dhe KiE konferencë në Tiranë, Nikolla: Pabarazia e grave, çështje e të gjithë shoqërisë

Për herë të parë në Tiranë, u mbajt sot (5 qershor) konferenca me temë “Gratë e lira dhe dhuna, bashkëorganizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit te Europës. Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se pabarazia e grave nuk është vetëm çështje e tyre, por e të gjithë shoqërisë.

Kryeparlamentarja Nikolla theksoi se nuk mund të flitet në të ardhmen e afërt për ngushtim të pabarazive gjinore dhe se kjo mund të arrihet vetëm përmes zhvillimit dhe emancipimit të shoqërisë.

Gratë e lira janë treguesi më domethënës i një shoqërie të lirë. Liri a egrave pengohet dhe ngadalësohet nga pabarazia gjinore. Çlirimi nga dhuna është një proces adaptiv dhe që të kemi sukses në këtë luftë duhet të jemi të qartë për vizionin dhe premisat nga duhet të nisemi. Pabarazia e grave dhe vajzave nuk është një çështje vetëm e tyre, por e gjithë shoqërisë. Pabarazia e grave nuk është një dukuri në periferi të shoqërisë, por shpesh edhe në mes të institucioneve të shoqërisë.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumicën e vendeve të përfshira në zgjerimin e hapësirave të lirisë së grave, kemi një gjendje asimetrike midis investimit shoqëror për lirinë, çlirimin e grave nga pabarazitë gjinore. Ky investim i shoqërisë nuk i është kthyer ende. Pabarazia gjinore nuk mund të ngushtohet të paktën sot dhe në të ardhmen e afërt nuk mund të bëhet fjalë për eliminimin e saj me tregues statistikor, por me elementë zhvillimi dhe emancipimi të shoqërive tona”, tha Nikolla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.