Grabitet një 18- vjeçar – Vihet në pranga një shtetas rumun, po punohet për kapjen e bashkëpuntorit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në bulevardin “Zogu i Parë”, një shtetasi i kishin vjedhur portofolin dhe celularin, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua njëri nga autorët e dyshuar të rastit, shtetasi rumun:   D. L., 19 vjeç, banues në Shkodër.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi 18 vjeç, banues në Shkodër, celularin dhe portofolin ku mbante 4000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. L. i janë gjetur celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.