Grabitet shkolla në Gruemirë / Në pranga 20 vjeçari për prodhim dhe tregtim të armëve bërthamore ose kimike
Në Malësi të Madhe mësohet se gjatë natës janë vjedhur disa pajisje kompjuterike në shkollën e mesme të fshatit Gruemirë.
Nga verefikimet nuk rezulton të jenë prekur regjistrat dhe amzat e shkollës
𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥ë𝐬 𝐬ë 𝐆𝐫𝐮𝐞𝐦𝐢𝐫ë𝐬, 𝐍𝐢𝐤𝐨𝐥𝐢𝐧 𝐒𝐭𝐞𝐫𝐤𝐚𝐣, ka bërë të ditur se ka pasur vjedhjet të pajisjeve kompjuterike dhe demtimi të kasafortës, por fatmirësisht është shprehur ai nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë regjistër apo Amzat e shkollës.
Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve.
Ndërsa Policia e Shkodrës ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një 20 vjeçar, banues në fshatin Boks-Rrasek, Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka ndryshuar atij, masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, tregtimi i armëve bërthamore ose kimike”.