Grabitet transformatori i ujësjellësit në Bërdicë të Shkodrës, 4 fshatra pa ujë

Persona të paidentifikuar kanë grabitur transformatorin e rrjetit elektrik të Bërdicës, në Shkodër. Për rrjedhojë 4 mijë banorë kanë mbetur pa ujë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të punuar për hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër, Lazër Pema, tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm. Ai bëri me dije se shumë shpejt do merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm në katër fshatrat e Bërdicës.Ai iu bëri thirrje banorëve, por jo vetëm, që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësave duke qenë se ky është një rast i përsëritur, pasi brenda 3 viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

13 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

13 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

13 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

13 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

13 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

14 hours ago

This website uses cookies.