“Gratë, Paqja dhe Siguria”- Hasani në Nju Jork: Të ndajmë burime të përshtatshme financiare për t’i mbështetur

Në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vuri theksin në hendekun ekzistues mes angazhimeve globale dhe zbatimit aktual të kësaj agjende, veçanërisht në situatën shqetësuese për gratë në zonat e konfliktit.

Për avancimin e kësaj agjende është e rëndësishme që ne të ndajmë burime të përshtatshme financiare për të mbështetur gratë, veçanërisht ato që veprojnë në zonat e prekura nga konflikti. Është thelbësore të vendosen kuota për pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes dhe të përdoren teknologjitë e reja për të përforcuar zërat e grave në proceset e paqes”, nënvizoi Hasani.

Sipas tij, ky investim nuk është thjesht një detyrim financiar por një vendimtar drejt nxitjes së barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në rolet e tyre si katalizatorë për paqen.

Investimi në axhendën e “Grave, Paqes dhe Sigurisë” mbetet një përparësi për politikën e jashtme shqiptare, siç tregoi kontributi i vendit tonë në Këshillin e Sigurimit gjatë dy viteve të fundit.

Shqipëria ka integruar buxhetimin e barazimit gjinor si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, dhe aktualisht po harton Planin e dytë Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS), duke përforcuar më tej angazhimin e saj ndaj politikave të fuqizimit të grave.

Në prag të 25 vjetorit të rezolutës historike 1325, për axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, Shqipëria mbështet plotësisht rekomandimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që një e treta e pjesëmarrësve në proceset e ndërmjetësimit dhe paqes të jenë gra, me qëllimin përfundimtar për të arritur barazinë gjinore.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ndodhet në Nju Jork, në kuadër të disa takimeve të rëndësishme që po mbahen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.