Gratë që “Rilindën”, “Arti i Zanave” është biznesi social që mbështet gratë e dhunuara

Në Shkodër vepron prej vitit 2014, një biznes social krejt i veçantë. Njihet me emrin “Arti i Zanave” që duket se emrin e ka marrë nga pasioni dhe përkushtimi i grave për artizanatin. Një pjesë vijnë nga një e kaluar e vështirë dhe qendra është pjesë e programit anti-dhunë që ofrohet nga Qendra e Gruas “Hapat e Lehtë”.
Xhuli prej një viti është pjesë e kësaj qendre si punonjëse e saj, ndërsa Kristina po bën praktikën këtu.
“Arti i Zanave” jep mesazhin e forcës së gruas që kërkon të mos e kthejë kokën pas e të rindërtojë të ardhmen.