Gravina

Gravina

“Jemi duke punuar fort për kombëtaren. Objektivi jonë është që të krijojmë mundësitë më të mira të bashkëpunimit me të gjitha klubet, sepse kjo është rruga në të cilën duam ta çojmë përpara drejt EURO 2024 kombëtaren tonë. Do të shkojmë në finale dhe do ta shihni kur të gjendemi atje”.

Me këto deklarata Gabriele Gravina, presidenti i Federatës italiane të Futbollit, është prezantuar në shpërndarjen e çmimeve të kulturës sportive AICS të quajtura “Bepe Viola”. Presidenti i Federatës italiane të futbollit nuk ka dyshime për të ardhmen e kombëtares së kaltër, që është Kampione Europe në fuqi. Sipas Gabriele Gravinës, Italia do të shkojë në Kampionatin e ardhshëm Europian dhe do të tregojë atë që ka paraqitur të martën e kaluar ndaj Anglisë.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë sipas mendimit tim, më pas ndryshimin e kanë bërë disa kampionë të mëdhenj në nivelin ndërkombëtar”, ka thënë presidenti i Federatës italiane të Futbollit. Duke iu kthyer kombëtares së Luçiano Spaletit, Gravina ka shtuar: “Kombëtarja jonë ka treguar se është një skuadër shumë e mirë, më pëlqen, mëkat për ndonjë rast shënimi të humbur në pjesën e parë, por ky është një problem që e njohim të gjithë. Është e rëndësishme që të mos harrojmë se jemi ende në një moment të rritjes së madhe. Sigurisht, mungesa e mundësisë të kultivimit të shumë talenteve të rinj, të cilët janë duke u përdorur pak, pavarësisht se më vonë mund dhe të na interesojnë, na penalizon jo pak”.   

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.